Ceremoni masive martesore në Sheshin e Kripës

Në sheshin ikonik të kripës në Bolivi u organizua një ngjarje e veçantë. Atje lidhën kurorë 34 çifte, duke bërë që kjo të vlerësohet si ceremoni masive martesore.

Sheshi i Kripës, ndodhet në provincën e quajtur Daniel Campos në Bolivi.
Pamja ishte vërtetë spektakulare.

“Salar de Uyuni” apo Sheshi i Kripës në Bolivi është më i madhi i këtij lloji në botë, ndërkaq po ashtu atraksion më i madh turistik në Bolivi e Amerikën e Jugut.
Ky vend duket si në një planet tjetër.
Ai përfshinë një sipërfaqe prej më shumë se 10.582 km katror.
Ky shesh u formua kur disa liqene parahistorike, të para 25 mijë deri u thanë, duke lënë pas shembuj gjashtëkëndor nga kripa. Këta shembuj mbetën atë ditë e sot në sipërfaqe.
Kur liqenet në afërsi të kësaj sipërfaqeje e vërshojnë sheshin, apo bie shi mbi të, një shtresë e hollë e ujit e mbulon hapësirën, duke e transformuar atë në një pasqyrë masive reflektuese, mbi të cilën turistët bëjnë fotografi përallore.
Kjo mrekulli natyrore shërben si burim i çmuar i kripës dhe litiumit për Bolivinë. Kjo do të thotë se atje ka rezerva edhe të litiumit.
Atje për turistët u ndërtua edhe një hotel. i tëri nga tullat e kripës.
Ceremoninë masive martesore në këtë shesh kripe e organizoi Shërbimi për Regjistrimin Civil në Bolivi./21Media

Back to top button