Ceremonia “Grammy Awards” mund të shtyhet për shkak të përhapjes së Omicron

Ceremonia e ndarjes së çmimeve “Grammy” e paraparë të mbahet më 31 janar të këtij viti, mund të shtyhet, kjo për shkak të përhapjes së variantit të ri të Covid-19, Omicron.
Këtë vit “Grammy” shënon edicionin e 64-të.
Kjo do të ishte hera e dytë që ndodhë diçka e tillë si pasojë e Covid-19, transmeton rtv21.tv
Kujtojmë, vitin e kaluar që ishte paraparë të mbahej po në të njëjtën datë, 31 janar 2021 – më 5 janar u bë e ditur se nuk do të mbahej në datën e caktuar dhe u shtye për 14 mars, pasi në Los Angeles(ku edhe mbahet kjo ceremoni), Covid-19 ishte përhapur në masë të madhe, rastet e reja ishin në rritje e sipër.
Nominimet “Grammy” janë bërë të ditura më 23 nëntor të vitit 2021. Jon Batiste prinë më 11 nominime, duke vazhduar më pas me Doja Cat, H.E.R., dhe Justin Bieber./21Media

Back to top button