Certifikata e vaksinimit gati javën e ardhshme, ja çfarë do të përmbajë!

 

Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe ka njoftuar se certifikata e vaksinimit anti-Covid do të jetë gati javën e ardhshme.

Ai ka sqaruar, se ajo do të përmbajë tri hapësira të të dhënave, varësisht se shtetet a do të kërkojnë vaksinimin, testin PCR apo edhe posedimin e antitrupave – si dëshmi se e kemi kaluar sëmundjen.

“”Green pass”-i ynë (certifikata e vaksinimit) do të jetë gati javën e ardhshme. Është pasaportë, e cila me CR kod dhe aplikacion që do të mund të zbritet në çdo celular, do të përmbajë hapësirë për tri të dhëna. Në CR kod do të ketë hapësirë për vaksinën, përkatësisht për rivaksinimin dhe për llojin e vaksinës. E dhëna e dytë do të jetë testimi PCR i cili mund të përditësohet pas çdo testimi PCR, në rast se ndonjë shtet kërkon test, dhe të dhëna për antitrupat, si dëshmi se e kemi kaluar sëmundjen”, ka sqaruar Filipçe, raporton TV21./21Media

Back to top button