Çfarë dëshmoi në gjykatë motra e Amber Heard?
Midis ‘luftës’ së vazhdueshme të Amber Heard dhe Johnny Depp, në gjykatë ka dëshmuar edhe motra e Amber, Whitney Heard Henriquez.
Ajo ka thënë se Depp e kapte për flokë motrën e saj dhe e godiste në fytyrë në mënyrë të përsëritur në kohën kur ata ishin të martuar.
Whitney ka thënë se ajo jetoi me Heard dhe Depp gjatë rrjedhës së marrëdhënies së tyre dhe se ajo e shihte aktorin si një vëlla.
Henriquez dëshmoi për një grindje në të cilën ajo pa Depp duke hedhur një kanaçe Red Bull në infermieren e tij, Debbie Lloyd, të cilën Lloyd e mohoi në dëshminë e saj.
“Ai vjen pas meje, më godet në shpinë. Dëgjoj Amberin duke bërtitur mos e godit motrën time. Në atë kohë Johnny tashmë e kishte kapur Amberin nga flokët me njërën dorë dhe po e godiste vazhdimisht në fytyrë me tjetrën dorë”, ka thënë Henriquez.
Depp e ka akuzuar Heardin se e ka shpifur për të në një shkrim të vitit 2018 për ‘Ëashington Post’, shkruan CNN./21Media

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?