Çfarë dihet për sulmin në bazën ushtarake afër Lvivit?

Mëngjesin e sotëm ndodhi sulmi i madh raketor rus në një objekt ushtarak në Ukrainën perëndimore pranë kufirit polak.
Zyrtarët lokalë thanë se deri në 30 raketa u qëlluan në Qendrën Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë në Yavoriv, ​​megjithëse disa u kapën përpara se të goditeshin.
Mësohet se të paktën 35 persona janë vrarë dhe më shumë se 130 janë lënduar.
Baza shtrihet vetëm 10 km (6.2 milje) nga kufiri polak dhe përdoret zakonisht për stërvitje të përbashkëta nga ushtria ukrainase dhe partnerët e saj të NATO-s.
SHBA thotë se asnjë nga personeli i saj nuk ishte në vend në atë kohë. Një zyrtar i NATO-s thotë se asnjë personel nga aleanca nuk ishte aty.
Sipas raporteve, që nga fillimi i luftës baza është përdorur për trajnimin e luftëtarëve të huaj dhe për ruajtjen e armëve të dërguara nga jashtë Ukrainës.
Sulmi ka bërë që Ukraina të rinovojë thirrjet për një zonë ndalim-fluturimi mbi vend, por zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby përsëri e bëri të qartë se kjo nuk do të ndodhte. Nuk do të kishte kuptim “që kjo luftë të përshkallëzohej midis dy fuqive bërthamore”, tha ai./21Media

Back to top button