Çfarë do të ndodhë me luftëtarët e Wagner?

Një major në pension në ushtrinë amerikane, Mike Lyons tha se ka shumë pyetje për t’u bërë në lidhje me të ardhmen me të cilën përballen luftëtarët Wagner pas kryengritjes së tyre jetëshkurtër.

“Ata janë një kompani e pavarur luftarake. Atyre iu dhanë racione më të mira. Ata visheshin ndryshe,” tha majori Mike Lyons, përcjell rtv21.tv.

“Unë nuk mendoj se ata do të asimilohen lehtësisht në ushtrinë ruse dhe do të kthehen në front atje. Kështu që unë mendoj se do të ketë një problem. Ndoshta disa do të ndahen. Ndoshta disa do të vendosin të dezertojnë dhe t’i japin informacion Ukrainës. Ata njerëz janë besnikë ndaj njeriut, Prigozhin, jo ndaj vendit, jo ndaj misionit. Mendoj se kemi shumë më shumë pyetje që nuk janë përgjigjur tani”, tha ai.

Më herët të shtunën, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se luftëtarët e Wagner nuk do të përballen me veprime ligjore për pjesëmarrjen në marshimin drejt Moskës, duke thënë se Kremlini “gjithmonë i ka respektuar veprat e tyre heroike” në vijën e frontit në Ukrainë./21Media

Back to top button