Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometereologjik i Kosovës (IHMK) për ditën e sotme ka parashikuar mot fillimisht me diell gjatë ditës, por që në pjesën e dytë të ditës do të ketë kushte që vende-vende të ketë reshje dhe shkarkime rrufesh. Por që sipas Institutit, nuk do të jenë në sasi të mëdha të reshjeve.

Reshjet do të përfshijë disa zona të kufizuara, reshje lokale të shoqëruara me erëra lokalisht mesatare.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të shoqëqërohen ndërmjet 22-26 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./21Media

Back to top button