Çfarë do të thotë Z në tanket ruse?

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, konfirmoi se ka nisur, siç tha, një “operacion special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës.
Në pamjet e shfaqura të konfliktit në Ukrainë, një Z është vënë re në automjetet ushtarake ruse.
Çfarë do të thotë Z në tanket ruse?
Në shumë prej tankeve ruse ka një simbol të bardhë që duket si shkronja Z, ndonjëherë me një kuti të bardhë rreth saj.
Simboli ka shumë të ngjarë të ndihmojë për të shmangur zjarrin miqësor. Shenja do të thotë që tanku nuk do të ngatërrohet me automjetet e forcave të Ukrainës ose të tjera aleate, shkruan “The Sun”
Ai parandalon forcat ruse të sulmojnë automjetet e tyre, por gjithashtu i lejon forcat kundërshtare t’i identifikojnë ato, transmeton rtv21.tv.
Ekziston mundësia e konfuzionit pasi tanket ukrainase duken shumë të ngjashme, veçanërisht nga ajri.
Simbole si këto janë përdorur edhe në konflikte të tjera./21Media

Back to top button