Çfarë iu ndodhë flokëve nëse nuk përdorni shampo?

Kohët e fundit, gjithnjë e më shumë njerëz po heqin dorë nga shampo dhe po zgjedhin mënyra më natyrale për të pastruar flokët e tyre. Ata që përdorin këtë metodë besojnë se i ndihmon të mbajnë flokët e tyre më të shndritshëm dhe më të shëndetshëm.
Bright Side tregon disa nga përfitimet që do të keni nëse i lani flokët pa shampo.
1. Lëkura e kokës do të jetë më e shëndetshme

Ndërsa shampoja juaj e preferuar mund t’i pastrojë mire flokët tuaj, të kesh pak sebum në lëkurën e kokës, në të vërtetë i bën mirë asaj. Lëkura e kokës prodhon një sasi të ekuilibruar yndyre që i mban flokët tuaj të shëndetshëm dhe të hidratuar në mënyrë natyrale. Për shkak se shampoja synon të heqë yndyrën e tepërt, përdorimi i saj mund të dëmtojë flokët tuaj, duke e lënë lëkurën tepër të thatë, shkruan BrightSide, përcjell rtv21.tv.
2. Flokët tuaj mund të duken më të plotë

Ka shumë produkte në treg që premtojnë t’i bëjnë flokët tuaj të duken më voluminoz, por mospërdorimi i shampos në fakt mund t’ju ndihmojë ta arrini këtë. Përdorimi i shumë produkteve në fakt mund të dëmtojë flokët dhe lëkurën tuaj dhe do të duhet shumë kohë për ta rregulluar atë. Më pak është padyshim më shumë kur bëhet fjalë për kujdesin e flokëve, dhe heqja e produkteve me kimikate të forta në to mund t’i bëjë flokët tuaj më të fortë dhe më të plotë.
3. Flokët tuaj mund të duken më pak të yndyrshëm

Kur zgjidhni një shampo, ndoshta dëshironi që ajo të largojë me sukses yndyrat nga flokët tuaj. Por larja e flokëve me shampo shumë shpesh mund të bëjë që flokët tuaj të duken edhe më të yndyrshëm. Sa herë që lani flokët me shampo, ajo streson lëkurën e kokës, duke bërë që ajo të dërgojë sinjalin për të prodhuar edhe më shumë sebum për t’u qetësuar.
4. Mund të keni nevojë për më pak produkte stilimi

Pavarësisht se çfarë po përpiqen të na bindin reklamat e shampove, mospërdorimi i shampos mund të rezultojë në flokë me teksturë më të mirë që nuk kanë nevojë për sprej dhe xhel për t’u dukur të mrekullueshëm. Sebumi dhe vaji që prodhon skalpi juaj janë jetik për flokët tuaj dhe larja e tyre mund të çojë në një ditë të keqe të flokëve. Nëse fijet tuaja janë zhveshur plotësisht nga vaji natyral, flokët mund të duken pa gjallëri dhe të jenë më e vështirë për t’u stiluar.
5. Do të jeni më pak të ekspozuar ndaj kimikateve jo të shëndetshme

Shampo juaj e preferuar me siguri ka erë të mrekullueshme, por përbërësit artificialë që i japin atë erë të këndshme mund të jenë potencialisht të dëmshëm dhe irritues. Dhe ndërsa këto kimikate mund t’ju ndihmojnë të merrni rezultate të menjëhershme, ato mund të dëmtojnë flokët dhe lëkurën tuaj në planin afatgjatë. Sulfatet që gjenden në shumë shampo, për shembull, mund të irritojnë lëkurën tuaj dhe të thajnë lëkurën e kokës, dhe ftalatet madje mund të prishin ekuilibrin tuaj hormonal. Në vend të shampos, zgjidhni disa mënyra më të sigurta dhe më të buta për të pastruar flokët, të tilla si soda e bukës ose vaji i kokosit./21Media

Back to top button