Çfarë janë dronët kamikaze?
Ukraina u ka kërkuar vazhdimisht aleatëve të saj që ta furnizojnë atë me më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe municione pasi Rusia rriti përdorimin e saj të dronëve kamikaze në sulmin e saj kundër vendit.
Kievi thotë se Moska ka përdorur dronët kamikaze të furnizuar nga Irani në sulmet kundër Kievit, Vinnytsia, Odesa, Zaporizhzhia dhe qytete të tjera anembanë Ukrainës në javët e fundit dhe ju është lutur vendeve perëndimore që të rrisin ndihmën e tyre përballë sfidës së re.
Dronët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në konflikt që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në fund të shkurtit, por përdorimi i tyre është rritur që kur Moska bleu dronët e rinj nga Irani gjatë verës.
Dronët kamikaze, ose dronët vetëvrasës, janë një lloj sistemi i armëve ajrore. Ata njihen si një municion bredhës sepse janë në gjendje të presin për ca kohë në një zonë të identifikuar si një objektiv i mundshëm dhe të godasin vetëm pasi të identifikohet një mjet armik.
Ato janë të vogla, të lëvizshme dhe mund të lëshohen lehtësisht, por përparësia e tyre kryesore është se janë të vështira për t’u zbuluar dhe mund të gjuhen nga distanca.
Emri “kamikaze” i referohet faktit që dronët janë të disponueshëm. Ato janë krijuar për të goditur pas linjave të armikut dhe shkatërrohen gjatë sulmit – ndryshe nga dronët ushtarakë më tradicionalë, më të mëdhenj dhe më të shpejtë që kthehen në shtëpi pasi kanë hedhur raketa.
Ushtria ukrainase dhe inteligjenca amerikane thonë se Rusia po përdorë dronë sulmues të prodhuara nga Irani. Zyrtarët amerikanë i thanë CNN në korrik se Irani kishte filluar të shfaqte dronët e serisë “Shahed” në Rusi. Dronët janë të aftë të mbajnë raketa të drejtuara me saktësi dhe kanë një ngarkesë prej afërsisht 50 kilogramë.
Në gusht, zyrtarët amerikanë thanë se Rusia i kishte blerë këta dronë dhe po trajnonte forcat e saj se si t’i përdornin ato. Sipas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, Rusia ka porositur 2 mijë e 400 drone Shahed-136 nga Irani.