Kievi u godit katër herë, sirenat e sulmit ajror janë fikur

Kryeqyteti i Ukrainës, Kiev, u sulmua të paktën katër herë me dron “kamikaze” të hënën që nga ora 09:00 e mëngjesit me orën lokale, me sulme që vazhdojnë.
“Një ndërtesë banimi në lagjen Shevchenkivskyi u godit. Aktualisht, informacioni për viktimat është duke u sqaruar”, njoftoi Administrata Ushtarake e Qytetit të Kievit në një deklaratë në Telegram.
Anton Gerashchenko, një këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, tha se sulmet po vazhdojnë dhe një grup dronësh po i afroheshin Kievit nga jugu dhe lindja.
“Qëndroni të gjithë në strehimore!”, paralajmëroi Gerashchenko në një postim në Telegram.
Sirenat e sulmit ajror janë fikur në Kiev dhe rajonin përreth, raporton CNN.
Sipas zyrtarëve ukrainas, një ndërtesë banimi ishte ndër objektivat në të paktën katër sulme me dron kamikaze në kryeqytetin ukrainas të hënën.
Ukraina u ka kërkuar vazhdimisht aleatëve të saj që ta furnizojnë atë me më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe municione pasi Rusia rriti përdorimin e dronëve kamikaze në sulmin e saj kundër vendit./21Media

Back to top button