Çfarë moti do mbajë sot?

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet më të fokusuara do të jenë në relievin malor.

IHMK ka paraparë shkarkime rrufesh në shumë zona, teksa nuk ka përjashtuar mundësitë që në zona të izoluara të bie breshër, si pasojë e ndryshimeve termike dhe barike.

Por gjatë ditës do të ketë edhe diell.

Temperaturat minimale pritet të sillen mes 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 21 dhe 23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Back to top button