Çfarë mund ta pengojë rikthimin e Lionel Messi në Barcelonë?

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se klubi do të nënshkruajë me më shumë lojtarë gjatë merkatos së ardhshme të janarit.
Ai deklaroi se është në bisedime me menaxherin Xavi dhe stafin e tij për të identifikuar fushat e mundshme që kanë nevojë për përmirësim dhe për të forcuar skuadrën.
Barcelona ka një marrëveshje verbale me mbrojtësin e Athletic Bilbaos, Inigo Martinez, i cili do të jetë agjent i lirë verën e ardhshme, sipas Mundo Deportivo.
Ndwrkaq, Barcelona është e vendosur të shesë Frenkie de Jong, pasi kërkon të mbledhë më shumë fonde, sipas Daily Mail.
Një largim i menjëhershëm nga fazat e grupeve të Ligës së Kampionëve mund ta detyrojë Barçën të mbledhë fonde dhe largimet e pritshme të Gerard Pique, Jordi Alba dhe Sergio Busquets mund të mos sjellin shumë përsa i përket tarifave të transferimit.
Si rezultat, pritet që edhe një herë të detyrojnë De Jong të largohet nga klubi.
Rritja e gjasave të Barcelonës për të mos kaluar fazën e grupeve në Champions League mund të pengojë përpjekjet e tyre për të rikthyer Lionel Messin në Camp Nou, pretendon El Naciona.
Dështimi për të mos arritur në fazën e eliminimit të Champions League thuhet se do të çonte në humbjen e të ardhurave të nevojshme për Barcelonën për të nënshkruar me Lionel Messin vitin e ardhshëm, edhe nëse ishte në një transferim të lirë.
Barcelona do të duhet të zvogëlojë faturën e pagave të saj, gjë që do ta bënte të pamundur nënshkrimin e lojtarëve të rinj me paga të larta./21Media

Back to top button