Rafa Marin, target i PSG-së
Qendërmbrojtësi i talentuar i Real Madrid Castilla, Rafa Marin, ka përfunduar në radarin e Paris Saint-Germain.
Kështu thuhet nga Marca, e cila pretendon se këshilltari i PSG-së, Luis Campos është një admirues i madh i mbrojtësit dhe dëshiron ta sjellë atë në Parc des Princes.
Marin, 20 vjeç, konsiderohet si një nga talentet më të mirë që ka dalë nga radhët e të rinjve të Madridit dhe po troket në dyert e Carlo Ancelottit, pasi është thirrur në ekipin e parë në disa raste./21Media