Çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj nëse flini shumë?

Shumë prej nesh ëndërrojnë për një pushim të mirë gjatë natës dhe një mëngjes të bukur pa zhurmën e alarmit. Duket, sikur gjithçka që na nevojitet është gjumi dhe jeta do të përmirësohet menjëherë pasi të flemë sa të duam.
Megjithatë, gjumi në fakt mund të kthehet nga miku ynë në armik, nëse kënaqemi me të pa asnjë kufi. Gjumi i tepërt ka shumë efekte anësore, të cilat mund t’i lexoni më poshtë.
1. Mund të ndiheni të rraskapitur gjatë gjithë kohës
Çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj nëse flini shumë

Çuditërisht, të flini shumë nuk do t’ju bëjë të ndiheni të freskët dhe energjikë. Përkundrazi, do të përjetoni lodhje dhe mungesë vullneti për të bërë asgjë. Sasia e rekomanduar e gjumit është 7-9 orë për të rriturit. Nëse flini më shumë se kaq, truri juaj ndihet i mjegulluar, duke ju lënë të paaftë të përqendroheni, shkruan Bright Side, përcjell rtv21.tv
2. Mund të jeni të prirur për dhimbje koke
Çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj nëse flini shumë
Kjo është një shenjë e zakonshme e gjumit të tepërt, e cila shkaktohet nga mosfunksionimi i neurotransmetuesve. Gjumi i tepërt zakonisht sjell dhimbje koke. Për më tepër, nëse gërhitni, ka më shumë gjasa të zgjoheni me dhimbje koke. Një sondazh tregoi se 60% e gërhitësve janë të prirur ndaj saj.
3. Gjendja juaj kronike mund të përkeqësohet
Çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj nëse flini shumë

Shumë shpesh, gjumi i tepërt përkeqëson depresionin kronik dhe gjendje të tjera, të tilla si dhimbjet e shpinës . Për më tepër, nëse keni tendencë të gulçoni për ajër gjatë natës (e njohur edhe si apnea e gjumit ), mund të qëndroni më gjatë në shtrat për shkak të cilësisë së dobët të gjumit. Si pasojë, kushtet e zemrës mund të përkeqësohen.
4. Mund të ndiheni lehtësisht të irrituar
Çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj nëse flini shumë

Në vend që të ndiheni të lumtur dhe plot energji, ka më shumë gjasa të zgjoheni të mërzitur. Zgjimi duke u ndjerë tashmë i lodhur dhe duke kuptuar se nuk mund të jeni aq produktiv sa do të dëshironit, ju prish humorin dhe ju bën më nervoz dhe të zemëruar.
5. Mund të plakeni para kohe
Çfarë mund të ndodhë me trupin tuaj nëse flini shumë

Jo vetëm që fytyra juaj plaket më shpejt, por edhe truri juaj. Vlerësohet se kjo e fundit mund të plaket deri në 2  vjet. Gjumi i tepërt shkakton probleme me kujtesën dhe përqendrimin. Përveç kësaj, gjumi i tepërt ngadalëson metabolizmin dhe shkakton shtim në peshë.
Siç dihet, sa më të vjetër të jemi, aq  i ngadalshëm bëhet metabolizmi./21Media
Back to top button