Çfarë përmban pakoja e subvencioneve për fermerët?

Sonte në ”Argument Plus”, ministri i Bujqësisë, Faton Peci ndër të tjera ka folur edhe për pakon e subvencioneve për fermerët.
”Për vitin 2022 kemi subvencionuar, 120 euro për hektarë, 150 euro për plehëra artificial, madje ka përkrahje të madhe edhe për përpunimin e grurit, misrit dhe fasules. Ofrimi i pakos prej 50 milionë euro ka me pas impakt dhe ka me i jep një rrjedhë të re”, ka thënë Peci.

Tutje Peci e ka sqaruar edhe mënyrën se si fermerët duhet të aplikojnë për t’i fituar ato grande./21Media

Back to top button