Çfarë po gatuan Shpat Kasapi?
Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi së shpejti do ta publikojë projektin e radhës. Këtë e ka bërë të ditur sot përmes ”Instagramit”, ku ka publikuar edhe pamje nga studio muzikore.
Ndërkaq, artisti ka bërë të ditur se projekti i ri do të realizohet nga Gramoz Kozeli, shkruan rtv21.tv
”Dicka e re po gatuhet a jeni gati te degjoni kengen time nga mjeshtri i madh Gramoz Kozeli?”, ka shkruar Shpati krahas fotografisë.

Ndërsa, projekti i fundit muzikor nga artisti është ”Mia Mala”, e cila është publikuar më 13 gusht.
Ndërkaq, përsa i përket jetës personale, Shpati dhe gruaja e tij, Selvija janë në pritje të ëmbël të djalit të tyre./21Media