Çfarë i tha Alves Neymarit pas ndeshjes?

Në ndeshjen e mbrëmshme në Ligën e Kampionëve Barcelona u eliminua nga Juventus

Mbrojtësi i djathtë i Juventusit Dani Alves që ka qenë një kohë të gjatë me Barcelonën si dhe me Neymarin e ka ngushëlluar atë pas ndeshjes.

Veterani ka bërë të ditur se çfarë i ka thënë bashkë kombësit teksa largohej nga fusha në lot, shkruan rtv21.tv.

“I thashë se kështu është jeta – duhej të përballeshim me njëri tjetrin”, tha Alves për beIN Sport. “Nuk dua që ta vlerësoj vetën vetëm në këtë, ne i kemi kaluar këto eksperienca së bashku dhe tani po i kalojmë të ndarë kështu që është e vështirë“.

Alves 33 vjeçar është paraqitur për Barcelonën për 8 sezone, mes viteve 2008 dhe 2016, duke u paraqitur rreth 400 herë, dhe duke u bërë kampion evropian 3 herë./21Media

Back to top button