Çfarë thotë Rusia për sulmin në qendrën tregtare, ku u vranë dhjetëra persona?

Ministria ruse e mbrojtjes, në komentet e saj të para mbi sulmin e së hënës në një qendër tregtare, ku u vranë dhjetëra persona, në qytetin ukrainas të Kremenchuk pranoi se ajo e kreu sulmin, por zjarri vdekjeprurës u shkaktua nga shpërthimi i municioneve të ruajtura atje.
Rusia ka thënë vazhdimisht se nuk ka në shënjestër civilët, shpesh duke pretenduar se sulmet vdekjeprurëse janë në objektiva legjitime ushtarake, apo edhe se sulmet janë kryer nga vetë forcat ukrainase.
Ministria ruse e mbrojtjes informoi në një postim në Telegram forcat e saj ajrore sulmuan hangarët që përmbanin armë nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane.
“Shpërthimi i municioneve për armët perëndimore shkaktoi një zjarr në një qendër tregtare aty pranë që nuk funksiononte”, tha ministria.
Të paktën 18 persona dihet se u vranë dhe të tjerë janë të zhdukur, thanë zyrtarët.
Dëshmitarët okularë në Kremenchuk i treguan BBC-së për tronditjen kur përjetuan një sulm me raketa në qendër të qytetit të tyre, i cili nuk është afër vijës së frontit./21Media

Back to top button