Çfarë thotë Uran Ismaili për kandidaturën e Memli Krasniqit?

 
Kandidati i PDK-së për komunën e Prishtinës, Uran Ismaili, në emisionin “Argument Plus” ka folur lidhur me kandidaturën e Memli Krasniqit për kryetar të PDK-së.

Memli Krasniqi është kandidati i vetëm për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës.
“Dy kandidatura nuk e bëjnë procesin demokratik, procesin demokratik e bën procesi nëse është transparent, në qoftëse nuk ka favorizime, nëse lihet që vullneti i delegatëve të konventës ta zgjedhin atë që besojnë që mund ta zgjedhin”, ka thënë Uran Ismaili.
Ismaili ka thënë se kanë krijuar kushte të barabarta. “Gjithkush ka pasur mundësi që të paraqes kandidaturën. Nuk kemi pasur përjashtime”.
PDK më 3 korrik e zgjedh kryetarin e ri të partisë./21Media

Back to top button