Çfarë tregojnë qimet e tepërta në pjesë të ndryshme të trupit për shëndetin e grave?

 
Na pëlqen apo jo, të gjithë kemi qime në trup. Është shumë normale dhe nuk duhet të shqetësoheni, edhe nëse nuk ndiheni rehat me to. Megjithatë, nëse lokacioni i qimeve apo dendësia e tyre ka ndryshuar, mund të jetë një tregues i një problemi shëndetësor.
Bright Side ka treguar se çfarë i shkakton këto ndryshime në rritjen e qimeve në trup dhe kur duhet të vizitoheni tek një specialist.

Le të përcaktojmë se cilat lloje të qimeve mund të kemi në trup.
Qime të holla që mbulojnë të gjithë trupin dhe janë aq të holla sa mezi i vini re.
Qimet e trasha dhe të gjata që janë më të errëta dhe fillojnë të dalin gjatë pubertetit. Ky është lloji i qimeve që fillojnë të zhvillohen kur trupi ynë kalon nëpër ndryshime serioze hormonale, dhe kjo është ajo që duhet t’i kushtoni vëmendje.

Gjenetike
 
Nëse përjetoni një rritje të papritur të qimeve të trasha dhe të errëta, shikoni fotot e gjyshes suaj. Pavarësisht se çfarë kemi arritur me teknologjinë moderne, ne nuk mund ta mashtrojmë gjenetikën.
Një çekuilibër hormonal

Rritja e papritur e qimeve mund të shkaktohet nga një çekuilibër i hormoneve mashkullore. Si burrat ashtu edhe gratë i kanë këto hormone, dhe femrat zakonisht i kanë ato në një nivel relativisht të ulët dhe në një raport të caktuar në krahasim me hormonet e tyre femërore.
Nëse niveli juaj i testosteronit rritet, trupi juaj ka shumë hormone mashkullore dhe fillon të duket si i tillë. Një situatë tjetër që çon në të njëjtin rezultat është një rënie e niveleve të estrogjenit, çka mund të jenë rezultat i menopauzës për shembull. Sido që të jetë, kemi të bëjmë me një disbalancë të hormoneve femërore dhe mashkullore.
Çrregullime të gjëndrës mbiveshkore

Gjëndrat mbiveshkore janë të vendosura mbi veshkat dhe nëse gjëndrat mbiveshkore nuk punojnë ashtu siç duhet, ekuilibri hormonal ndryshon dhe rritja e tepërt e qimeve në trup është një nga simptomat më të mëdha.
Simptoma të tjera të problemeve të gjëndrës mbiveshkore:
presioni i lartë të gjakut
shtim në peshë në pjesën e sipërme të trupit
nivele shumë të ulëta ose shumë të larta të sheqerit në gjak
dhimbje koke
dobësi e muskujve
Sindroma e vezores policistike

Sindroma e vezores policistike është një tjetër shkak i zakonshëm i qimeve dhe nëse ju keni perioda të çrregullta me shumë mundësi mund keni këtë problem shëndetësor. Kjo gjendje shkaktohet nga zmadhimi i vezoreve që përmbajnë grumbullime të vogla lëngjesh, të quajtura folikula, që kërkojnë kujdes mjekësor.
Simptoma të tjera për këtë gjendje përfshijnë:
ndryshimet e humorit
dhimbje koke
lodhje
probleme me gjumin
Rritja e pazakontë e indeve

Nëse qimet në një pjesë të caktuar të trupit tuaj shfaqen papritur, në pak muaj, ju duhet të shkoni të kontrolloheni nga mjeku juaj. Kjo rritje dramatike e qimeve është një shenjë e një rritjeje ekstreme të nivelit të testosteronit dhe mund të jetë rezultat i një lloj rritjeje jonormale të indeve, madje edhe të një tumori, që çliron hormonet mashkullore. Nuk është shumë e zakonshme, por nëse ndryshimet ndodhin kaq shpejt, ia vlen të shikoni./21Media
Back to top button