Çfarë u bisedua në takimin e Kojufcës me Gomes?

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.
Në takim është biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm dypalësh dhe mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi në projekte të përbashkëta.
Konjufca e ka falënderuar ambasadoren Gomes për përkrahjen e gjithanshme të Luksemburgut ndaj Kosovës, përfshirë proceset integruese nëpër të cilat po kalon shteti ynë.
Kryetari i Kuvendit dhe ambasadorja kanë ritheksuar gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe thellimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Luksemburgut./21Media

Back to top button