Çfarë u diskutua në takimin e Bislimit me komandantin e KFOR-it?
Zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, u prit në takim nga komandanti i Forcave Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári.
Në takim u diskutua bashkëpunimi dhe koordinimi paralel mes KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës, përfshirë Policinë e Kosovës.
“Puna e përbashkët e jona karakterizohet nga efikasiteti në komunikim, bashkëpunim e bashkërendim të veprimeve për ruajtjen e ambientit të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Komandanti i KFOR-it e informoi Bislimin mbi aktualitetet dhe e siguroi atë se KFOR-i është nën kontroll të plotë të pikave të cilat monitorohen prej saj.
Zëvendëskryeministri e falënderoi dhe shprehu mirënjohje ndaj Gjeneralit për punën që KFOR-i po e zhvillon duke vlerësuar rëndësinë e KFOR-it në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë./21Media