Çfarë u diskutua në takimin e Haxhiut me Haekkerup?

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, duke iu uruar mirëseardhje homologut të saj Nick Haekkerup dhe delegacionit danez, shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin korrekt të Mbretërisë së Danimarkës, duke i cilësuar si aleat tejet të vlefshëm, veçmas për gatishmërinë e tyre për të ndihmuar Kosovën në fushën e drejtësisë penale.
Palët konfirmuan përparimin në negociatat për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për transferimin e të dënuarve nga Danimarka në Kosovë, e cila pritet të nënshkruhet dhe të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës gjatë këtij viti.
Partneriteti i tillë, në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës, ishte pjesë e këtij diskutimi, me ç’ rast nga të dy anët u shpreh vullnet për të bashkëpunuar për interesat e qytetarëve të të dy palëve, në zhvillimin dhe avancimin edhe për interesa tjera vitale.
“Partneriteti i fuqishëm në sektorin e drejtësisë, investimet e rëndësishme në fushën e energjisë, janë garanci për zgjerim të bashkëpunimit edhe në fushat tjera”, thuhet në komunikatën e MD-së./21Media

Back to top button