Çfarë u diskutua në takimin e Kurtit me ambasadorët e QUINT-it?

Në prag të takimeve në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, takuan shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it.
Gjatë takimit u theksua përkushtimi për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë.
U diskutua për takimet e ardhshme në Bruksel si dhe proceset e çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë./21Media

Back to top button