Çfarë u diskutua në takimin e Kurtit me Dendias?
Raportet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, si dhe mundësitë e thellimit të tyre u theksuan në takimin ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.
Duke biseduar për perspektivën evropiane të Kosovës, u potencua nevoja për liberalizim të vizave, si proces tashmë i vonuar.
Kurti kërkoi përkrahje nga Greqia për vendin tonë në integrimin e mëtutjeshëm në organizata rajonale.
Gjatë takimit u diskutua rreth zhvillimeve rajonale, si dhe ndikimit politik dhe ekonomik të luftës në Ukrainë. U dakorduan për domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve të përbashkëta sanksionuese ndaj Rusisë, si dhe përfshirjen e të gjithëve pa përjashtim në ndihmë Ukrainës, për të përballuar agresionin rus.
U theksua nevoja për rritjen e angazhimit për zvogëlimin e ndikimit nga aktorë të tretë në rajonin tonë, si dhe perspektivën zhvillimore dhe integruese të Ballkanit Perëndimor./21Media