Challandes: Jemi të gatshëm për përballjen me Spanjën

 
 
Trajneri i Kosovës Bernard Challandes ka folur nga Spanja në një konferencë për media para ndeshje ndaj tyre e vlefshme për kampanjën kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” Që në fillim Challandes tregoi se Kosova është e gatshme për sfidën me Spanjën edhe pse janë të vetëdijshëm që para tyre është një mision shumë i vështirë.
Pas humbjen që e kemi pësuar në ndeshjen e kaluar kundër Suedisë, nuk është aspak e lehtë që të përgatitemi për këtë ndeshje megjithatë e kemi të qartë që për ne është një nder por dhe një mundësi shumë e madhe për të luajtur kundër njërës prej ekipeve më të mira në botë dhe kemi provuar të përgatitemi sa më mirë dhe mendojmë se jemi të gatshëm për këtë përballje.”, tha fillimisht Challandes.
Sa i përket aspektit taktik, trajneri i Kosovës tha se Kosova është një skuadër që luan futboll ofanziv edhe pse ndaj Spanjës duhet të mendojnë më shumë për mbrojtjen. Kurse sa i përket aspektit politik mbi qasjen e mediave spanjolle ne raport me Republikën e Ksovës, Challandes nuk pranoi të flas.

Back to top button