Challandes tregon se pse zgjodhën të luajnë ndaj San Marinos dhe Maltës

 

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur në një konferencë për media para ndeshjes miqësore kundër San Marinos, e cila do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ai ka thënë se ndeshja ndaj San Marinos është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe se pret fitore ndaj tyre edhe pse ka një grup të ftuar me shumë ndryshime.

“Po jam i lumtur me atë që kam parë nga ekip. Kam parë një ekip të mirë, kam parë lojtarë që janë në formë të mirë, kam parë ekip që kanë treguar ose që mund të tregojë gjëra pozitive, kam parë lojtarë që kanë treguar sjellje goxha pozitive dhe t mira gjatë këtij grumbullimi. E kemi të qartë që jemi në fund të këtij sezoni që ka qenë fortë i lehtë prandaj është normale që kemi disa mungesa, kemi pasur disa probleme me lëndime dhe çështje të tjera por megjithatë jam i kënaqur me kontigjentin e lojtarëve që kemi për këto dy ndeshje.”, tha Challandes.

Ai më tutje shtoi se janë përzgjedhur kundërshtarë të nivelit më të dobët si San Marino e Malta për shkak se edhe lojtarët e Kosovës vijnë nga një sezon i sapo përfunduar dhe kjo do t’ua bëjë më të lehtë punën atyre, por që kjo assesi nuk do të thotë që Kosova nuk ka respekt për këto dy kombëtare.

“Ne jemi Kosova dhe fatkeqësisht ne nuk mund të bëjmë përzgjedhjen e kundërshtarëve duke shikuar listën dhe të themi duam të luajmë me këtë shtet apo atë shtet, por duhet të jemi më realist edhe për situatën tonë. Ne vijmë nga dy ndeshje shumë të vështira ndaj Suedisë dhe ndaj Spanjës që kanë qenë ndeshjeve goxha të vështira për ne ma qenë ideja ime në bashkëpunim federatën që të gjejnë kundërshtar me të cilët mund të përballemi pak më lehtë, ta kemi më të lehtë të luajmë…Mirëpo kjo në asnjë formë nuk nënkupton që ne nuk kemi respekt për San Marinon dhe Maltën, përkundrazi ne kemi shumë respekt për të dya.” deklaroi Challandes.

Krejt në fund Challandes tregoi edhe arsyen pse nuk është ftuar Edon Zhegrova, lojtar i cili po kalon një formë shumë të mirë te skuadra e Bazelit.

“Detyra ime si trajner është që të bëjë përzgjedhjen dhe të marr ata lojtarë që mendoj se janë më të përshtatshmit në momentin e caktuar. Këtë grumbullim kam vendosur që nga dy lojtarë për secilin pozicion pra të kemi dyfishim të futbollistëve për secilin pozicion dhe për pozicionin e sulmuesit të krahut kam vendosur që për njërën anë të marrë Milot Rsshicën e Lirim Kastratin për anën tjetër Arbër Zenelim dhe Zymer Bytyqin që është lojtar i ri që grumbullohet me ekipin dhe që ka pasur performanca shumë të mira me klubin e tij dhe Edon Zhegrova nuk është në këtë listë dhe kjo është e tëra që mund të them tani për këtë vendim.”, theksoi Bernard Challandes.

Back to top button