Chelsea kërkon këndelljen ndaj Bournemouthit

Skuadra e Chelseat do të zhvillojë ndeshje sot si mysafire e Bournemouthit, me qëllimin që t’i jep fund serisë negative prej nëntë ndeshjeve pa fitore.

Përballja e sotme do të luhet në stadiumin “Vitality” me fillim nga ora 16:00, dhe është e vlefshme për xhiron e 35 të Premier Ligës.

Në xhiron e fundit, Bournemouthi e mposhti Leeds United 4:1, kurse Chelsea pësoi humbje 3:1 nga Arsenali.

Momentalisht, të dy skuadrat gjenden në kuotën e njëjtë të pikëve, gjithsej 39 sosh, ku Chelsea zë vendin e 12 me 39 pikë, krahas Bournemouthit që renditet i 13-ti me po aq pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Bournemouthin nuk do të paraqiten Fredericks, Moore, Stanislas, Tavernier dhe Traore, kurse te Chelsea mungojnë Bettinelli, Broja, Cucurella, James, Koulibaly dhe Mount.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.

Bournemouth (4-2-3-1): Neto; Vina, Kelly, Senesi, Smith; Lerma, Rothwell; Christie, Billing, Ouattara; Solanke

Chelsea (4-3-3): Kepa; Chalobah, Silva, Badiashile, Chilwell; Kante, Fernandez, Gallagher; Madueke, Havertz, Mudryk

Back to top button