Chelsea kompleton transferimin e talentit të Interit

Chelsea ka kompletuar nënshkrimin e Cesare Casadeit nga Interi dhe italiani ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeare me “Blutë” e Londrës.
Mesfushori adoleshent konsiderohet si një nga talentët më të ndritur të atdheut të tij pasi shkëlqeu me klubin kombëtaren e Italisë duke qenë pjesë e skuadrës italiane që arriti në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian U-19 në verë.
Casadei njihet si një mesfushor i kompletuar dhe aftësitë e tij e kanë bindur gjigantin anglez të paguajë rreth 20 milionë për shërbimet e tij.
Neil Bath që është shef i zhvillimit të të rinjve të Chelsea tha se janë shumë të kënaqur me ardhjen e Casadei.
“Cesare është një lojtar që e kemi ndjekur prej disa kohësh dhe jemi të kënaqur që ai tani ka rënë dakord të bashkohet me Chelsean, ku fillimisht do të forcojë skuadrën tonë U-21. Ai është një tjetër talent në zhvillim, të cilin ne mezi presim ta shohim të zhvillohet dhe të përparojë më tej.”.

Back to top button