Drini i Bardhë kundërmon, komuna zotohet se do të marrë masa

Therjet e deleve i kushtuan keq lumit Drini i Bardhë! Fshati i Malësi e Vogël në komunën e Rahovecit po kundërmon nga mbetjet e deleve që janë hedhur nga persona ende të paidentifikuar.
Në redaksinë e portalin rtv21.tv kanë ardhur pamje nga gjendja e tmerrshme që ka marrë lumi, e për këtë rtv21.tv ka kërkuar sqarim nga Komuna e Rahovecit.
Nga kjo komunë thonë se janë të info9rmuar me rastin dhe po përpiqen të identifikojnë personat që kanë kryer këtë vepër.
Ndërkohë zotohen se së shpejti mbetjet do të largohen nga aty.
“Jemi në përpjekje të identifikimit të personave që kanë kryer veprime të tilla me qëllim të gjobitjes nga inspektorati dhe në kohë sa më të shpejtë do t’’ largojmë ato mbetje nga aty.”, thuhet në përgjigjen nga Komuna e Rahovecit për portalin rtv21./21Media

Back to top button