Chelsea merr tri pikë dhe blindon kreun, dështojnë Liverpooli e City

 
Gjithçka sa i përket rezultatit u vendos në pjesën e dytë pasi në 45 minutat e para vendasit iu treguan skuadër shumë kompakte duke mos lejuar kundërshtarin që të shënojë.
James i kaloi “Blutë” e Londrës në epërsi në minutën e 65’ dhe po i njëjti lojtar e dyfishoi atë në të 77-tën.
Fitoren e Chelseat e siguroi mesfushori italian Jorginho i cili shënoi për 3-0 nga penalltia.
Liverpooli nga ana tjetër ka bërë një hap të gabuar në garën për titull pasi është ndalur me barazim 2-2 nga Brightoni në “Anfield Road” edhe pse kishte epërsi pre dy golave të realizuara nga Handerson në minutën e katërt dhe Sadio Mane në të 24-tën.
Mysafirët u rikthyer në lojë pasi fillimisht Mvepu shënoi për 2-1 në minutën e 41’ dhe pastaj shifrat i barazoi Trossard në minutën e 65-të.
Një dështim të madh në këtë javë e përjetoi skuadra e trajnerit Pep Guardiola, Manchester City që u mposht nga Crystal Palace me rezultat 2-0.
Zaha në minutën e gjashtë dhe Gallagher në të 88-tën ia dhanë goditjen e rëndë lojtarëve të Cityt.
Pas këtyre ndeshjeve, tabela e Premier Ligës kryesohet nga Chelsea me 25 pikë, i ndjekur nga Liverpooli me 22 dhe Manchester City me 20 pikë.

Back to top button