Chelsea mposht me rezultat minimal Watfordin

Chelsea ka regjistruar fitore ndaj Watfordit me rezultat të ngushtë për t’u konfirmuar kështu si lider i tabelës në Premier Ligën edhe pas xhiros së 14-të.
Pjesa e parë e cila fillimisht pati një ndërprerje prej disa minutave për shkak të një emergjence mjekësore që iu desh t’i ofrohej ndihma një tifozi që pati sulm në zemër u mbyll me barazim 1-1.
Mason Mount e kaloi Chelsean në epërsi në minutën e 29’, kurse Dennis barazoi shifrat dy minuta para mbylljes së fraksionit të parë.
Fitoren Chelsea ia siguroi Hakim Zyiech me golin e tij në minutën e 72’ të ndeshjes.
Kjo fitore e konfirmon Chelsea si lider të tabelës me 33 pikë pas 14 ndeshjeve të zhvilluara.

Back to top button