“Light Sparks” shënoi hapjen e edicionit të dytë të “Art Without Limit International Film Festival”

Sot ka nisur edicioni i dytë i “Art Without Limit International Film Festival”.
AWLIFF është organizuar nga një grup i grave artiste dhe NGO “Art Without Limit” me drejtoreshë ekzekutive, Ganimete Sava, ndërsa drejtor Artistik regjisori, Burim Haliti dhe drejtor i programit, Michael Stoeger!
Shumë filma nga 80 vende të botës kanë aplikuar për të qenë pjesë e programit të festivalit, selektorët e festivalit kan përzgjedhur 50 nga ta për tu shfaqur në edicionin e dytë në konkurencë zyrtare.
Me fillim nga ora 18:00, u bë hapja zyrtare e Festivalit në Kino Armata në Prishtinë, me premierën vendore “Light Sparks”.
Me datën 2 dhjetor, gjatë tërë ditës do të shfaqen filmat konkurues në Kino Armata, ndërsa me datën 03 dhjetor në orën 18:00 do të bëhet ceremonia e ndarjes së çmimeve në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Një juri në përbërje të: Yllka Gashi, presidente e jurisë, Cristiano Palozzi, Agron Domi, Donna Russo, Lou Figueroa, Rolf Killius, do të ndajë 12 çmimet e Festivalit./21Media

Back to top button