Chelsea mposhtet në “Stamford Bridge” nga Aston Villa

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Chelseat dhe skuadrës së Aston Villas, ku kjo e fundit ka arkëtuar pikët e plota.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”, Chelsea ka pësuar humbje si vendas me shifrat 2:0 nga Aston Villa.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Ollie Watkins, i cili kaloi Aston Villan në epërsi prej 1:0 në minutën e 18’.

Ndërkaq, golin e fundit të ndeshjes e shënoi John McGinn, i cili vulosi fitoren e Aston Villas me shifrat 2:0 në minutën e 56’.

Me pikët e reja, Aston Villa ngjitet në pozitën e nëntë në tabelë në kuotën e 41 pikëve, krahas Chelseat që renditet në vendin e 11 me 38 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Aston Villas.

Back to top button