Chelsea përmbysë rezultatin kundër Leeds

Kampioni evropian tani gjen vetën në epërsi prej një goli në stadiumin “Stamford Bridge”.
Skuadra angleze Chelsea ka arritur të përmbysë rezultatin në ndeshjen kundër Leeds, ku tani kryeson me rezultat të ngushtë 2:1.
Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi sulmuesi anësorë i Leeds Raphinha, i cili nga penalltia shënon në minutën e 28’ të ndeshjes.
Rezultatin arriti ta barazojë Mason Mount në minutën e 42’ përmes një asistimi të Alonson, kurse epërsinë kampionit evropian ia dhuroi mesfushori Jorginho nga pika e bardhë në minutën e 58’ të ndeshjes.
Rezultati momental është 2:1 në favor të Chelseat.

Back to top button