Chelsea siguron eliminatoret e Ligës së Kampionëve, mposht Salzburgun

Përfundoi ndeshja tejet interesante mes RB Salzburgut dhe Chelseat, ku kjo e fundit përveç tre pikëve ka arritur të sigurojë edhe fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
Pas plot 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Red Bull Arena”, Chelsea e mposhti RB Salzburgun me rezultat të ngushtë 2:1.
Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi mesfushori Mateo Kovacic, i cili kaloi Chelsean në epërsi në minutën e 23’ të ndeshjes.
Ndërkaq, Salzburgu arriti të rikthehet në lojë në pjesën e dytë, ku e gjeti golin e barazimit përmes Adamut, i cili shënon në minutën e 49’ për 1:1.
Chelsea arriti që përsëri të rikthehet në epërsi, ku Kai Havertz shënon në minutën e 64’ për 2:1, gol ky i cili rezultoi të ishte i fitores për mysafirët.
Me pikët e reja, Chelsea siguron pozitën e parë në Grupin E ku tani gjendet në kuotën e 10 pikëve, krahas RB Salzburgut që renditet i dyti me gjashtë pikë të arkëtuara.
Rezultati final, 2:1 në favor të Chelseat.

Back to top button