Chelsea triumfon ndaj Tottenhami
Tottenhami nuk ka arritur që ta ndal Chelsean në derbin e xhiros së pestë të Premier Ligës angleze të zhvilluar të dielën në “White Heart Lane”.
“Blutë” e Londrës kanë triumfuar me rezultat 3-0 duke i arkëtuar kështu tri pikë shumë të rëndësishme.
Përkundër se u zhvillua një ndeshje e hapur, pjesa e parë përfundoi pa gola.
Katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Thiago Silva e kaloi Chelsean në epërsi.
N’Golo Kante ishte ai që e dyfishoi rezultatin me golin e tij në minutën e 57’ pasi pranoi një top nga kroati Mateo Kozvacic, ndërsa Antoni Rudiger e vendosi rezultatin përfundimtar 3-0 me golin e tij në minutat shtesë.
Pas pesë ndeshjeve, Chelsea ka mbledhur 13 pikë dhe kryeson tabelën me pië të barabarta me Liverpoolin dhe Manchester Unitedin, ndërsa Totenhami renditet në vendin e shtatë me nëntë pikë të mbledhura.