Chelsea zyrtarizon edhe dy transferime të reja

Skuadra e Chelseat ka bërë zyrtare sot transferimin e David Datro Fofanas dhe Andrey Santos.
Chelsea e ka finalizuar transferimin e David Datro Fofanas nga kampioni norvegjez Molde, ku sulmuesi i ri ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë atë në “Stamford Bridge” deri në vitin 2029, me opsionin për ta zgjatur atë edhe për një vit.
Pavarësisht moshës së tij të re, Fofana ka statistika mbresëlënëse me 34 gola në 65 paraqitje për Molde.
Po ashtu, Chelsea e ka konfirmuar se e ka finalizuar edhe transferimin e Andrey Santos nga klubi brazilian, Vasco da Gama.
18-vjeçari është produkt i akademisë së Vasco-s, klubi i tij i fëmijërisë, dhe e ka ndihmuar atë të ngjitet në ligën e parë, me një përfundim në vendin e tretë në Serie B sezonin e kaluar, gjatë të cilit ai luajti 33 herë dhe shënoi tetë gola.

Back to top button