​Konjufca uron Kevin McCarthy për zgjedhjen e tij si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së

Kryeparlamentari, Glauk Konjufca e ka uruar kongresmeni republikan, Kevin McCarthy, për zgjedhjen e tij si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së.
Konjufca ka thënë se mezi pret të punojnë së bashku për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve.
“Urimet më të përzemërta për Kevin McCarthy për zgjedhjen e tij si Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve. I uroj një mandat shumë të suksesshëm. Mezi pres të punojmë së bashku për të forcuar marrëdhëniet dhe aleancën e shkëlqyer mes dy vendeve tona”, ka shkruar ai në Twitter.

Back to top button