Chollet falënderon Kovachevskin për mikpritjen e Kurtit dhe Vuçiqit në Ohër

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet e ka falënderuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski për mikpritjen e treguar me rastin e takimit të nivelit të lartë të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të BE-së.

“Telefonatë e mrekullueshme me kryeministrin e Dimitar Kovachevski, për ta falënderuar Maqedoninë e Veriut edhe një herë për lidershipin dhe mikpritjen gjatë pritjes së takimit mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE”, ka shkruar Chollet,

Chollet të enjten ka biseduar edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq. Ai i ka uruar për marrëveshjen e dakorduar dhe ka kërkuar progres të mëtejmë drejt normalizimit të marrëdhënieve./21Media

Back to top button