Asteroidi që ka fuqinë ta shkatërrojë një qytet do të kalojë pranë Tokës në fundjavë

Një asteroid i madh me fuqinë për të shkatërruar një qytet do të kalojë midis orbitave të Tokës dhe Hënës këtë fundjavë. Objekti i quajtur 2023 DZ2 u zbulua një muaj më parë.

Të shtunën, ai do të kalojë brenda 515,000 km nga hëna, përpara se të fluturojë pranë Tokës disa orë më vonë.
Është e rrallë që një asteroid kaq i madh – që vlerësohet të jetë midis 40 dhe 90 metra në diametër – të afrohet kaq afër planetit, shkruan BBC, përcjell portali rtv21.tv

Sipas NASA-s, është një mundësi e rëndësishme për astronomët që të rrisin njohuritë e tyre për asteroidët, në rast se zbulohet një objekt i rrezikshëm me potencial për të goditur Tokën.
“Nuk ka asnjë shans që ky ‘vrasës i qytetit’ të godasë Tokën, por qasja e tij e afërt ofron një mundësi të madhe për vëzhgime,” tha shefi i mbrojtjes planetare të Agjencisë Evropiane të Hapësirës, Richard Moissl.

Ndërsa po kalon vetëm 68,000 km larg, asteroidi do të jetë i dukshëm përmes dylbive dhe teleskopëve të vegjël në të gjithë globin.

Një transmetim i drejtpërdrejtë në internet i qasjes së tij do të sigurohet nga Projekti Virtual Telescope .
Objekti duket se do të kthehet drejt orbitës së Tokës në vitin 2026, por shkencëtarët e kanë përjashtuar atë si një kërcënim për planetin edhe në atë rast./21Media

Back to top button