Chollet kërkon nga Vuçiqi që të ndihmojë në qetësimin e krizës në veri

Këshilltari i Lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet ka njoftuar se ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në një postim në Twitter, Chollet ka treguar se dje i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të marrë hapa për të ndihmuar në zbutjen e krizës në veri të Kosovës dhe t’i kthehet rrugës së normalizimit.

“E inkurajova presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin, dje për të kërkuar qetësi mes serbëve të Kosovës, për të marrë hapa për të ndihmuar në zbutjen e krizës në veri të Kosovës dhe të kthehet në rrugën e normalizimit dhe angazhimit konstruktiv në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Chollet në Twitter./21Media

Back to top button