Kaloni te përmbajtja kryesore

Chollet telefonon Vuçiqin, pret zbatimin e marrëveshjeve të dialogut

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, sot ka biseduar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për takimin e së hënës në Bruksel, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit Vuçiq.

“Përshëndes angazhimin e vazhdueshëm të Serbisë për  konstruktivitetin në propozimin e BE-së për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar Chollet në Twitter.
Kurti e Vuçiqi do të takohen nesër me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Chollet i ka thënë kryeministrit të Kosovës të shtunën se është koha të diskutohet themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe./21Media
 
Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button