Chris Evans është shpallur “mashkulli më seksi në botë” nga revista People

Ylli i “Captain America”, Chris Evans është shpallur mashkulli më seksi në botë nga revista People.
Përzgjedhja u bë e ditur të hënën mbrëma në shfaqjen televizive të Stephen Colbert dhe në faqen e internetit të revistës.

Evans, i cili për gati një dekadë luajti Captain America në filmat e superheronjve të Marvel, merr stafetën nga një tjetër Avenger, Paul Rudd.
“Mamaja ime do të jetë shumë e lumtur”, tha aktori për revistën që del të premten. “Ajo është krenare për gjithçka që bëj, por kjo është diçka për të cilën ajo mund të mburret me të vërtetë”.
Ai gjithashtu e di se ka të ngjarë të ngacmohet nga miqtë e ngushtë. “Vërtet kjo do të jetë vetëm një pikë ngacmimi”, tha ai me shaka në një intervistë. /21Media

Back to top button