Chris Rock mund të jetë nikoqir i “Oscars 2023”

Komediani Chris Rock besohet se do të jetë nikoqir i ceremonisë Oscars të vitit të ardhshëm.
Drejtori i ABC-së , Craig Erwich ka thënë për “Deadline” se është i hapur për Rockun si nikoqir i ceremonisë vjetore.
Erwich ka thënë se ceremonia e 12 marsit të vitit 2023 do të jetë më e mirë se e kaluara, e cila u përcoll me një incident që bëri bujë në gjithë botën, ku aktori Will Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock.
Ndërkohë që, Smith është ndaluar të marrë pjesë në ceremoni për 10 vjet.
Smith, i cili dha dorëheqjen nga Akademia, fitoi Oscarin për “The Best Actor” për portretizimin e Richard Williams, babait të Venusit dhe Serena Williams.
Disa lavdëruan mbrojtjen e Smithit për gruan e tij, ndërsa të tjerë këmbëngulën se atij duhet t’i hiqej çmimi./21Media

Back to top button