Osmani dhe Gjukanoviq kundër “Ballkanit të hapur”

Mali i Zi mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Në Kosovës qëndroi për vizitë zyrtare Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili u prit me ceremoni shtetërore nga presidentja e vendit Vjosa Osmani. Gjukanoviq tha se e mbështet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës duke theksuar se ka ardhur koha që Evropa të përsërisë mesazhin ‘që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë vendin në Bashkimin Evropian’. Të dy presidentët thanë se rajonit i duhet Procesi i Berlinit dhe jo “Ballkani i Hapur”./21Media

Back to top button