Chris Rock thyen heshtjen pas incidentit në Oscars

Chris Rock bëri rikthimin në skenë pas incidentit në të cilin u përfshi, kur aktori Ëill Smith goditi me shuplakë komedianin, pas një shakaje që ky i fundit bëri për gruan e Smith, në ceremoninë e Oscars 2022.
Rock bëri komentet e para publike në lidhje me incidentin.
“Si ishte fundjava juaj?”, pyeti audiencën, të cilët iu përgjigjen me të qeshura.
“Unë nuk kam mosmarrëveshje për atë që ndodhi, kështu që nëse keni ardhur të dëgjoni këtë, kam pasur një shfaqje të tërë që kam shkruar para kësaj fundjave. Jam ende duke e përpunuar atë që ndodhi”, ka thënë Rock.
Ai tha se do të flasë për incidentin në një moment tjetër dhe më me detaje.
I njëjti mohoi të ketë folur me aktorin.
Performanca e Rock-ut vjen pasi Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit njoftoi për procedurat disiplinore kundër Smith.
Ndryshe, Will ka kërkuar falje për incidentin që shkaktoi, duke e quajtur sjelljen e tij të papranueshme dhe të pafalshme.
Në një deklaratë nga Akademia, thuhej se Smith-it i është kërkuar të largohej, por i njëjti ka refuzuar./21Media

Back to top button