Chrissy mes lotësh kujton momentin e trishtë të humbjes së djalit

Modelja amerikane, Chrissy Teigen mes fjalëve plot dhimbje ka kujtuar momentin e rëndë, humbjen e djalit rreth një vit më parë.
“Një vit më parë ti më dhe dhimbjen më të madhe që mund ta imagjinoja ndonjëherë, për të më treguar se unë mund t’i bëj ballë çdo gjëje, edhe nëse nuk dua. Nuk kisha mundësi të kujdesësha për ty, por ti erdhe për të më mësuar që ta dua veten dhe të përkujdesem për veten sepse trupat tanë janë të mrekullueshëm dhe jeta është një mrekulli. Më thanë se do të bëhet më e lehtë, por kjo nuk ka filluar akoma. Nëna dhe babai të duan përgjithmonë”, ka shkruar Chrissy në Instagram.

John Legend dhe Chrissy humbën djalin e tyre, Jack, pasi Chrissy kishte disa komplikime të shtatzënisë, ajo kishte bërë të ditur aso kohe se kishte pasur dhimbje shumë të madhe në bark, gjë pas të cilës u hospitalizua.
Gjithashtu, çifti kanë dy fëmijë të tjerë, vajzës Luna Simone Stephens dhe djalit Miles Theodore Stephens./21Media

Back to top button