Çifti i njohur bëhen prindër për herë të parë

Ylli i “Pretty Little Liars”, Ian Harding dhe gruaja e tij Sophie Hart mirëpritën fëmijën e parë bashkë.
36 vjeçari bëri të ditur lajmin në ditëlindjen e tij të premten, përmes rrjeteve sociale.
Ai nuk tregoi fytyrën e bebit, dhe as nuk bëri të ditur emrin apo gjininë. Mirëpo, falënderoi të gjithë për urimet për ditëlindje.
“Faleminderit për urimet e ditëlindjes. Jam mirënjohës për shumë gjëra vitin e kaluar, por mbi të gjitha jam mirënjohës për dhuratën më të mirë për ditëlindje”, tha ai.
Harding e mban shumë larg syrit të publikut jetën e tij private.
Aktori u martua me Hart në vitin 2019, por nuk e bëri të ditur lajmin deri në vitin 2021./21Media

Back to top button